Ne stervitjen e sotme te ekipit te Vllaznjse ka patur edhe nje “prurje” te re.Behet fjale per mesfushorin shkodran Behar Ramadani i cili siç dihet prej disa sezonesh ka qene pjese e Luftetarit madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kesaj skuadre.Ramadani ende nuk ka firmosur per kuqeblute megjithate ky eshte nje proces qe do te kryhet ne ditet ne vijim.

Por perderisa ka dale sot ne stervitje, do te thote se bashkimi i tii me Vllaznine eshte pune e kryer.Kishte dite qe perflitej kjo gje dhe tashme eshte bere realitet. Ramadani mund te konsiderohet blerja e trete e Vllaznise pas Markut e Shehit.Ai do te jete nje perforcim i rendesishem per mesfushen e kuqebluve nderkohe qe pas tij priten edhe lojtare te tjere.

Ndërkohë mbrojtesi Renato Malota nga pasditja e së Enjtes i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje. Ai ka rene dakord me drejtuesit e klubit per te qene pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem dhe konsiderohet nje element i rendesishem i saj. Megjithate ne keto seanca te para ka munguar per shkak te disa arsyeve personale, megjithate çdo gje eshte mbyllur pasditen e sotme kur ai eshte shfaqur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” duke u vene ne dispozicion te stafit teknik per te zhvilluar seancen e pare te tij ne pergatitjet per sezonin e ri.

Malota ka ardhur ne janar te vitit te kaluar ne Shkoder pas “divorcit” me Partizanin dhe eshte munduar te jape me te miren e tij ndonese sidomos ne gjysmen e dyte te sezonit te fundit ka qene edhe i pafat sepse nje demtim ne tendine e ka lene per nje kohe te gjate jashte skuadres.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E FUTBOLLIT TË FEMRAVE PREZANTON BLERJET E REJA
Artikulli tjetërMETA: JEMI NË KAOS, SHUMICA PO KAP INSTITUCIONET, KA PËRGJEGJËSI EDHE OPOZITA