5G po vjen dhe do të ketë ndikim të madh në gjithçka që ka të bëjë me teknologjinë.
Me përdorimin e 5G do të rritet shpejtësia dhe do të hapen teorikisht dyert për krijimin e telefonave të mençur të rinj dhe të veturave që voziten vetë shkruajnë mediat botërore.

Por rrjetet e internetit për telefona nuk janë ende gati. Kështu që, pasi që 5G është shumë kompleks, të gjitha kompanitë duhet të punojnë shumë së bashku që të jenë gati për trendin e ri teknologjik.Por cfarë është 5 g?

Shpjeguar më së thjeshti, 5G është gjenerata e pestë e rrjetit të internetit për telefona “mobile netëorking”. Ajo vie pas 3G dhe 4G/LTE që shënuan zhvillime të mëdha në shpejtësinë e internetit.

Mirëpo, 5G nuk do të ndikojë vetëm në shpejtësinë e internetit. Ajo do të mundësojë të krijohen mjete të reja teknologjike shumë më të sofistikuara, siç janë smartfonët dhe veturat “seli-driving”.

Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë po bëhen gati që t’iu përshtaten 5G. Ndër ato që po punojnë intensivisht në këtë aspekt janë T-Mobile, AT&T, Sprint etj.

Ndërsa kompanitë që merren me krijimin e mjeteve teknologjike që po punojnë shumë janë Qualcomm, Intel, Samsung, Huaëei, Motorola, LG, Xiaomi dhe Apple.

Artikulli paraprakLEZHË, MAKINA DEL NGA RRUGA, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAHMETAJ: PAS 1 JANARIT KAZINOTË JO NË QYTETE