Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë paradites do të mbetet në pjesën më të madhe në ndikimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë zonën malore dhe të ulët, ku në skajin Verior do të ketë shira të pakët.

Vijojnë të kryesojnë Elbasani dhe Gjirokastra e temperatura maksimale që arrijnë 40 gradë celcius, ndërsa termometri në Ersekë do të shënojë temperaturën më të ulët, 32 gradë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 2 KORRIK 2022
Artikulli tjetërSIGURIA NË PLAZHE, POLICIA NIS PATRULLIMIN ME BIÇIKLETA