Dëgjohen regjistrimet audio nga telefoni i Suela Sulës e vrarë dy vite më parë në banjon e dyqanit të saj në Shkodër, me bashkëshortin e saj, Satedin Sula. Prokurori paraqiti në gjykate 5 regjistrime audio të kryera në shtator 2015 ku shfaqeshin debate mes çiftit ku Satedini akuzonte bashkëshorten se fëmijën e 3-të e kishte me persona të tjerë. Po kështu, në debat e sipër, viktima i kërkonte të pandehurit të kryenin analizën e ADN-së për të vërtetuar se fëmija ishte i tij dhe njëherazi i kërkon divorcin.

Gjithashtu, dëgjohen bisedat mes Satedin Sulës dhe Fation Karmeshtës, ky i fundit i dyshuar si ekzekutor, ku Sula kërkon ndihmë Karmeshtës t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që mos e kundërshtonte… Karmeshta i thotë të pandehurit se gruan do ia nënshtrojë duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para. Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes.

Artikulli paraprakPLOTFUQISHMËRI PËR BUSHATIN? META PRET NË PRESIDENCË BERISHËN PËR KONSULTIM
Artikulli tjetërPRERJA E KOKAVE? RAMA: KATER DEKANË KËRKUAN SHKARKIMIN E REKTORIT TË UT