Kreu i PD Sali Berisha, i ka bërë thirrje Edi Ramës të mos përpiqet të prekë flamurin, logon apo vulën e PD-së.

Në fjalën e tij me rastin e 32 vjetorit të krijimit të PD në Elbasan, Berisha akuzoi Ramën se po ndalon regjistrimin e tyre në gjykatë sepse e ka frikë PD dhe popullin opozitar.

“Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta tu marrim flamur logo e vulë, por i them këtu, do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ja ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke tmerr nga PD dhe populli opozitar. Bëju gati të përballesh. Ne do fitojmë. Do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Artikulli paraprakULET NIVELI I KREDITIMIT / BSH: VIJOJNË TË PERCEPTOJMË RREZIQE DHE PASIGURI
Artikulli tjetërPËRMBYTJE NË KOSOVË, RAMA: TRUPAT DHE MJETET E FORCAVE TË ARMATOSURA DREJT KOMUNAVE ME PROBLEME