100 ndeshje me Vllazninë. Ky është kapiteni Bekim Balaj i cili firmosi përballë Bylisit sfidën e tij të 100-të me fanelën kuqeblu. Ky jubile ndeshjesh u kthye në një festë jo vetëm për fitoren 2-0 ndaj ballshiotëve por edhe golin e shënuar nga sulmuesi në këtë sfidë. Balaj, ish futbollist i disa ekipeve të njohura në Europë, ish lojtar i kombëtares, tashmë po shkëlqen me ekipin e zemrës Vllazninë. Fanela me numrin 100 iu dorëzua nga një tjetër kapiten, Viorensin Sinani, golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, sot zëvendëstrajner i kuqebluve. Për Balaj ndeshja e 100-të dhe goli i shënuar në këtë ditë të rëndësishme janë një emocion i veçantë për të.
Sa i përket ndeshjes me Bylisin Balaj nuk është dakord me trajnerin e ballshiotëve Egdbo i cili tha se ekipi i tij humbi tri pikë në Shkodër.
Të gjithë e dëshirojnë titullin kampion por Balaj thotë se është ende herët edhe pse Vllaznia kryeson për momentin kampionatin.
Bekim Balaj mbetet futbollisti kryesor në radhët e Vllaznisë i cili po jep maksimumin në çdo ndeshje për të ndihmuar skuadrën në rezultatet pozitive.