Elseid Hysaj po përballet me shumë kritika në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë në EURO 2024. Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barella, ku në disa video ai duket se ul kokën, duke shmangur topin. Megjithatë, në këto ditë sulmuesh, shumë tifozë, personalite, ish-futbollistë dhe dashamirës të futbollit kanë mbështetur Hysajn. Njëri prej tyre është edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, i cili thotë se
Balaj shprehet se Hysaj ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze të mundshme Kombëtaren sa herë që i është kërkuar.

Ndërkohë, në mbështetje të mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, në qytetin e Shkodrës është shpalosur edhe një banderolë gjigante me mbishkrimin: “Me shpirtin e garës arritëm dy herë në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë”.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I VROJTUESVE TË PLAZHEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërBEKIM BALAJ: VALUR? KUNDËRSHTAR I KALUESHËM