Është hedhur këtë të martë shorti i turit të parë të UEFA Conference League. Kështu, skuadra e Vllaznisë do të luajë kundër Valur në këtë tur. Pas hedhjes së shortit, kapiteni i kuqebluve, Bekim Balaj, në një intervistë për “Star Plus” tha se Valuri është një kundërshtar i kalueshëm.

Balaj shprehet se ai dhe ekipi janë besimplotë se do të kalojnë në turin tjetër, ndërsa shtoi se Vllaznia shkon për rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë në Islandë.

Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të dhurojnë dy sfidat mes këtyre dy skuadrave, ku e para do të luhet më 11 korrik në Islandë dhe e kthimit pas një jave në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Artikulli paraprakBEKIM BALAJ NË MBËSHTETJE TË ELSEID HYSAJT
Artikulli tjetërRREGULLORJA E RE E KUVENDIT, KUSHTETUESJA SHFUQIZON DËNIMIN 30 DITOR