Prej oreve të para te mengjesit, besimtaret katolik të Lezhës i jane drejtuar kishave, per bekimin e ushqimeve tradite e festes së Pashkes. Përgatitjet e festes i kanë nisur prej ditesh dhe me gëzim presin shpalljen e lajmit krishti u ringjall.
Teksa flasin për simboliken e festës së Pashkes besimtaret e krishtere, adresojnë lutjet e tyre për shëndet, paqe e begati në familje.
Pashka është festa më e rëndësishme ne kalendarin katolik, thotë famullitari i katedrales së Lezhës.
Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme per kete feste pasi kërkohet bekimi i gjithë familjes, përmes ushqimit.Pashkët, kremtohen tek besimtarët e katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmeve ose agjërimit.