Rektori i Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi” Adem Bekteshi ju eshte pergjigjur perfaqesuesve te Partise Demokratike lidhur me politizimin e ketij institucioni.
Bekteshi ka theksuar se ne Universitetin e Shkodres nuk behet dhe nuk do te behet politike. Rektori Bekteshi ka nje pergjigje edhe per eksponentet e kesaj force politike qe jane shprehur se kryetari i opozites Lulzim Basha nuk eshte lejuar te zhvilloi nje takim me studentet e Universitetit te Shkodres.
Me perpra perfaqesues te ndryshem te Partise Demokratike ne Shkoder nepermjet deklaratave te tyre , kane lene te nekuptohet se Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” eshte politizur, pretendim ky qe rektori Bekteshi e hodhi poshte.