Situata e Vllaznisë në basketboll për meshkuj duket se nuk po ndryshon aspak për mirë. Edhe pse pjesë e kuqebluve prej disa javësh, është bërë një basketbollist amerikan, trajneri Damian Bekteshi shprehet sërish pesimist për të ardhmen. Në prag të ndeshjes ndaj Teutës, tekniku i ekipit kuqeblu tha se do të bëjë maksimumin me skuadrën që ka aktualisht, por diferencat janë të mëdha me kundërshtarët e tjerë, qoftë sa i takon buxhetit apo edhe në aspekte të tjera.

Për Bekteshin, skuadra e Vllaznisë ka nevojë për përforcime të tjera, për vetë kontigjentin e pakët që kuqeblutë kanë në dispozicion, teksa thotë se janë në bisedime me dy-tre basketbollistë për t’i afruar.

Trajneri i pankinës kuqeblu, foli edhe për vështirësitë që po kalon skuadra në aspektin financiar dhe mundësinë e mbështetjes, qoftë nga komuniteti i biznesit, por edhe nga Bashkia, teksa tha se akoma nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive për ta ndihmuar ekipin e Vllaznisë.

Ndeshjen e rradhës në kampionat, Vllaznia në basketboll do ta ketë të dielën ndaj Teutës, e cila do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Artikulli paraprak“VAKSINOHUNI NDAJ COVID-19”
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA MPOSHT TIRANËN