Belajdi Pusi është kthyer në një emër të rëndësishëm në kampionatin azerbajxhanas. Sulmuesi shkodran është shndërruar në një protagonist absolut të ekipit të tij në shumë ndeshje që nga fillimi i sezonit. 26-vjeçari ka arritur ta gjejë katër herë rrjetën në këtë sezon dhe poashtu ka assistuar tre herë për shokët e skuadrës, duke treguar që po kalon një formë mjaft të mirë në Azerbajxhan me ekipin e Shamakhi, ku u transferua gjatë merkatos së verës që lamë pas. Në një intervistë për “Star Plus”, Pusi flet për formën e tij që po kalon atje, teksa shprehet i kënaqur.
Ky është sezoni i tretë i Pusit në Azerbajxhan, teksa ai foli edhe për eksperiencën e tij që ka kaluar atje gjatë kësaj periudhe.
Si një ish-futbollist i saj, Pusi kishte edhe një koment për ekipin e tij të qytetit, Vllazninë.
Në fund, Pusi foli edhe për të ardhmen e tij.
Në Shqipëri, Belajdi Pusi, përveç Vllaznisë ku është rritur dhe formuar si futbollist, është aktivizuar edhe me Skënderbeun, ndërsa tashmë është në sezonin e tij të tretë në elitën e futbollit azer.