Një total prej 31 personash u arrestuan nga policia belge gjatë katër ditëve të operacionit. Operacionet e gjera kundër trafikantëve të drogës u zhvilluan në Belgjikë dhe në Luksemburg, duke u angazhuar në operacion një sërë institucionesh.

Ky operacion i madh është kryer si pjesë e një dosje hetimore të nisur nga gjyqtarët në qytetin Mons për organizatat kriminale, trafikut të drogës, prostitucionit, mashtrim doganor dhe pastrimit të parave.

Gjatë hetimeve janë zbuluar klanet mafioze shqiptare, të cilët kishin plantacione me kanabis dhe mafies italiane e përfshirë në falsifikimin kartëmonedhave.

Përveç 31 të arrestuarve me burg, për 11 persona janë vendosur nën arrest shtëpiak, ndërsa të tjerë janë liruar me kusht.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 25 kg kanabis, ndërsa janë mbyllur tre bare në rajonin Tournais,

Gjithashtu janë sekuestruar 35.000 € në para të gatshme, 5 automjete, sekuestrimin e disa armëve të zjarrit, sekuestrimin e dokumenteve dhe llogarive të shumta në lidhje me kompanitë e dyshimta, kapjen e shumë telefonave celularë dhe smartfonëve (65), tabletëve dhe PC-ve.
.

Artikulli paraprakPROKURORIA E SHKODRES SEKUESTRO PREVENTIVE PER 25 000 M2 NE RAZEM
Artikulli tjetërSHPËTOHET VAJZA QË TENTOI TË MBYTEJ TE LIQENI ARTIFICIAL