Policia belge ka vënë në pranga 16 të dyshuar si autorë të masakrës së Parisit ku mbetën të vrarë mbi 100 persona. Ndërkohë mbetet ende i lirë atentatori kryesor Salah Abdeslam bëjnë me dije autoritetet vendase.

Rreth 22 persona u lokalizuan mbrëmbjen e së djelës rreth Brukselit sipas prokuroirt belg dhe ka qënë policia e cila ka hapur zjarr duke plagosur një prej tyre i cili më vonë u arrestua si i dyshuar. Operacioni u krye në zonën e Molenbekut përgjatë mbrëmjes së të djelës dhe mëngjesit të kësaj të hëne. Më shumë se 130 persona mbetën ntë vdekur në sulmet e 13 nëntorit në Paris ndërkohë që u plagosën rreth 350. Franca po koordinon hetimet me Belgjikën nga ku dyshohet të jetë organizuar atentati, madje për këtë edhe Brukseli ka kaluar në një shtetrrethim pasi universitetet, shkollat metrot janë përkohësisht të pezulluara për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist sipas kryeministrit belg Charles Michel .

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ TERRORIZMIT, TAHIRI: NUK KA VEND PËR PANIK
Artikulli tjetërFRANCA DHE ANGLIA, BASHKË NË LUFTËN NDAJ ISIS