Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në qendër të qytetit belg Gand, para se të qëllohej e të vritej nga policia.

Sipas raportimeve të mediave lokale, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlanderenstrat, ku është ndaluar qarkullimi. Detajet janë ende të paqarta, por paraprakisht thuhet se nuk bëhet fjalë për një ngjarje të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar. Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat, kanë thënë se personi fillimisht ka kërcënuar disa të pranishëm dhe më pas ka refuzuar t’u dorëzojë pistoletën agjentëve të policisë. Këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar tek këmbët dhe në bark, plagë që i kanë marrë dhe jetën.

Artikulli paraprakTRANSFEROHEN 15 TË BURGOSUR TË GUANTANAMOS
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, FLUKS PUSHUESISH NGA KOSOVA NË MORINË