Aktorja e famshme italiane, Monica Bellucci, ka pranuar ofertën për të luajtur rolin e të dashurës së agjentit britanik në pjesën e 24-të të filmit “James Bond” , duke u bërë kështu aktorja më e vjetër për këtë rol.
Derisa shumë fansa ishin të lumtur me rikthimin e aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit “007”, disa njerëzve u interesonin se cilat do të jenë aktoret që do të luajnë përkrah yllit britanik.

 

Në prezantimin e filmit më të ri me titullin “Spectre”, një person po shkëlqente: Vajza e re e Bondit, Monica Bellucci, transmeton Koha.

Ky rol ka qenë ëndërr e parealizuar e aktores italiane, e cila në vitin 1997 për pak sa nuk kishte luajtur në filmin e Bondit “Tomorrow Never Dies”, por këtë rol e kishte humbur nga aktorja Terri Hatcher.

Deri më tani, titullin e të dashurës më të vjetër të James Bondit e bartte aktorja Honor Blackman, e cila ishte 39-vjeçare kur luajti në filmin “Goldfinger” në vitin 1964.

Artikulli paraprakNesër bashkepunimi i Don Arbas dhe Mc Kresha
Artikulli tjetërKrishtelindjet po vijne ja 10 ide per zbukurimin e pemëve