Lumi Drin është kthyer në kërcënim serioz për banorët e Beltojës të njësisë administrative Berdicë.
Jo vetëm që ka gërryer tokat po tashmë Drini rrezikon banesat dhe lokalet në anën e rrugës . Njëri prej banorëve njëherësh pronar I një lokali Ilir Tafili kërkon ndihmën e shtetit në të kundërt katastrofa do të jetë e pashmangshme thekson ai. Rrjedha e fortë e lumit, e cila dimrit shtohet nga shkarkimet e hidrocentraleve ka gërryer tokën dhe po u afrohet cdo ditë e më shumë banesave. Forca gërryese e tij ka çarë tokën deri pranë shtëpive. Krahas frikës së përmbytjes banorët I druhen gërryerjes së themeleve, duke e bërë të pashmangshme katastrofen.