Prej dy javësh, në fshatin Beltojë të njësisë administrative Bërdicë nuk janë pastruar disa prej kontenierëve të mbeturinave. Kjo gjë ka shqetësuar banorët të cilët prej ditësh kanë vënë në dijeni njësinë administrative, por ende nuk është ndërhyrë. Sipas tyre, automjeti I vënë në dispozicion nga kompania kontraktuese mbledh vetëm mbeturinat në fillim të fshatit, duke e lënë pjesën tjetër në dorë të banorëve.
Të njëjtin shqetësim me banorët ndan edhe prifti I fshatit Beltojë, I cili thotë se nëse rruga është e ngushtë për mjetet e mëdha pastruese, të sigurohet një mjet më I vogël për të plotësuar nevojat e banorëve.
Rruga kryesore e fshatit Beltojë është krejtësisht e amortizuar dhe përgjatë saj janë të paktën 3 kontenierë të vendosur për hedhjen e mbeturinave, të cilat radhë pastrohen nga kompania e kontraktuar nga bashkia Shkodër. Banorët përmes fotove dhe videove kanë adresuar raste të tilla pranë njësisë administrative që prej muajit korrik të vitit të shkuar.