Fshati Beltojë në njësinë administrative Berdicë në bashkinë Shkodër,gjithnjë e më shumë po braktiset. Të rinjtë nuk kanë asnjë mundësi për të siguruar të ardhmen e tyre atje ndaj detyrohen të largohen. Kryetari fshatit Beltojë Gaspër Lacuku thotë se sipas të dhënave çdo vit ka 30 banorë më pak në atë zonë.

Nga ikja e të rinjve në emigrim, jetesa sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë për të moshuarit të cilët ndihen të vetmuar sepse nuk kanë asnjë njëri pranë vetes t’i ndihmojnë.

Braktisja e fshtarave nga të rinjtë tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues kudo në Shqipëri.

Artikulli paraprakBLINDOHET GJYKATA E SHKODRËS PËR RUSIN KOKUNOV
Artikulli tjetërSIGURIMI NGROHJES SFIDË PËR QYTETARËT