Në fshatin Beltojë, problemet më infrastrukturën rrugore janë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim. Në këtë zonë, përroi rrjedh në mes të fshatit, çka e ka vështirësuar edhe më tepër jetesën e banorëve. Ndoc Toma, është 60 vjeçari I cili prej vitesh jeton në këtë fshat. Ai tregon se çizmet janë bërë të pandashme për të dhe ta, pasi lëvizja me këpucë të tjera nuk është e mundur.
Ndoci tregon se papunësia e theksuar në këtë fshat nuk I ka lejuar as të kursejën para për të mirëmbajtur rrugën.
Përroi ka sjellë edhe dëme të tjera në zhvillimine bujqësisë tregon 60 vjeçari.
Dëmtimi që kanë pësuar pritat e përroit kohët e fundit ka bërë që I gjithë uji të vërshojë në rrugët e fshatit. Ndoci ka një kërkesë për institucionet përgjegjëse.
Në një fshat kaq pranë qytetit të Shkodrës, ku luksi i ndërtesave shumëkatëshe bie në kontrast me infrastrukturën rrugore, është e vështirë të jetohet. Të shumtë kanë qenë ato familje që në kërkim të një jete më të mirë kanë braktisur zonat malore dhe kanë filluar një jetë të re në fshatin Beltojë, pa e ditur se me çfarë situatë do të sprovoheshin sa herë kalonin në rrugë.