Blushi: Dosjet nuk do hapen, procesi do jetë selektiv dhe i politizuar

Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje ka shprehur skepticizmin e tij lidhur me pr/ligjin për hapjen e dosjeve. Në fjalën e tij, Blushi ka shprehur bindjen se autoriteti që do të krijohet për këtë qëllim nuk do të ofrojë transparencë për qytetarët. “Dosjet nuk do të hapen dhe ai proces që do të bëhet do të jetë selektiv dhe i politizuar”, ka thene Blushi. Ai e ka cilësuar një farsë votimin që do të bëhet vetëm falë numrave që gëzon mazhoranca. “Ju mund të kaloni një ligj për dosjet dhe të votoni Autoritetin që do të bëjë hapjen e dosjeve, por ai do të jetë i pabesueshëm”, ka theksuar Blushi, i cili ka komentuar edhe hapjen e Bunkerit në formë artistike për kohën e diktaturës. “Nuk mund të hapet bunkeri që ka bërë Enveri dhe të mos hapen dosjet. Votojeni këtë ligj, gjoja po bëni një reformë për hapjen e dosjeve, por nuk është reformë kjo, as ajo e pensioneve, as ajo në drejtësi”, ka shtuar Blushi.

Artikulli paraprakVARFEROHEN FAMILJET SHQIPTARE,INSTAT:GATI GJYSMA E BUXHETIT SHKON PER USHQIME
Artikulli tjetërRRËFIM – AHMET META