Deputeti i PS Ben Blushi ne fjalen e tij ne senacen parlamentare te se ejtes ka bere bilancin tre vjecar i Ramës Sesioni i ri, Blushi rikthehet me sulm: Bilanci i Ramës, në 1000 ditë qeverisje, 400 tek kategoria e burgut.
Ben Blushi i rikthehet sulmit kundër Rilindjes në sesionin e ri parlamentar. Sipas deputeti socialist, kryeministri Rama flet për gjithcka, përveçse për ekonomi. 1000 ditët e qeverisjes Rama, Blushi i ka ndarë në kategoritë foto selfie, avion, stadium, burg. Rama flet për çdo gjë por për ekonominë jo. Ekonomia nuk është fare prioriteti i tij. Një statistikë. 1000 ditë në pushtet. Si ndahen: 100 ditë selfie, 200 në avion, 300 stadium, 400 ditë në burg, dua të shpejgoj këtë të fundit futi në burg gjithë ata që nuk paguanin energjinë. Ia njoh premtimin për të futur njerëzit në burg për shkak të kokëfortësisë së vet. Një pjesë të madhe që kësaj kohe ia kaloi burgjeve nuk e përdori vetëm për të futur por dhe për të nxjerrë, shkokë deputetë, kryetar bashkish, nejrëz që kishin vrarë, përdhunuar. Janë sot aq të lirë pasi vranë e përdhunuan sa votuan reformën në drejtësi, për ti dhënë shije e dimension të mirë reformës siç e prisnin ndërkomëbtarët. Ai ka rritur të bindë një njeri se nuk e ka në plan ta fusë në burg, ai është Ilir Meta. Isha për tju kujtuar se kush është bilanci i Rilindjes për 3 vjet.