Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me qytetarët në rrjetin social Facebook. Këtë herë i është përgjigjur një qytetari i cili i ka kërkuar që të largohet dhe të marrë me të edhe Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Rama është shprehur se nuk bën pjesë në atë thesin që ai e ka futur.
Qytetari
Ke bere shume vepra qe nuk i mohojme dot.Por,shqiperia ka nevoje per ndryshim politik.Bën mire te ikesh.Merr me vehte edhe Berishen dhe Meten dhe Lulon.
Edi Rama
Maksim Xhafa gjithkush mund te mohoje cfare te deshiroje, kjo eshte liria, ashtu sikunder cdokush eshte i lire te beje kerkesa qe nuk plotesohen, po meqe te kam mik ketu ne rrjet pavaresisht se voton tjeter per tjeter, po ta them se ne ate thes ku me ke futur nuk kam pune fare.