Muzika te shqiptarët është shumë e popullarizuar dhe shumë e vjetër. Disa kanë kënduar me çifteli dhe sharki.
Por, ka edhe të atillë që bëjnë muzikë me gjethe. Blogeri i njohur Nas Daily i njohur për videot e tij të famshme 1-minutëshe ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i mahnitur.
Ai ka postuar disa video interesante nga Shqipëria, që tregojnë për zakonet e vendit tonë, mes tyre për besën, harmoninë fetare, burrneshat, etj.
Këtë të enjte ai publikoi videon e një shqiptari, që ruan një traditë të vjetër: ai bën muzikë me gjethe.
“A mund të krijoni muzikë nga kjo? Njeriu që shihni afër meje, është një nga të rrallët, që e bën këtë. Në zonat e largëta të Shqipërisë është një familje që përmes gjetheve krijon muzikë.
Ata mund ta luajnë Michael Jackson-in, mund të bëhen zogj, ose policë. Për qindra vjet, kjo është familja e vetme në Shqipëri që mund ta bëjë këtë.
Unë u mësova nga gjyshi im. Çdo ditë kur shohim pemë me miliona gjethe, nuk mendojmë asgjë për to. Por kjo familje në një fshat e rrethuar nga natyra, po i kthejnë gjesendet që i rrethojnë në miliarda instrumente muzikore“, shkruan Nas ne videon e postuar ne rrjetin social Facebook.