Pesë persona janë arrestuar në Turqi pasi bënë shaka me infektimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan me COVID-19. Sipas mediave turke, mes të arrestuarve është edhe Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012, dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.

Ai u arrestua pasi në postimin e Erdogan në Twitter, ku ky i fundit i kërkonte popullit të lutej për shëndetin e tij dhe të gruas, la një përgjigje sarkastike.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

Departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 659 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 4 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSOT SEANCA E TRETË NË ‘KUSHTETUESE’ PËR SHKARKIMIN E METËS, PRESIDENCA DO KTHEJË PËRGJIGJE PËR 72 PYETJET E GJYKATËS