Kandidati I Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë Shkodër Benet Beci në një intervistë të dhënë u shpreh se oferta për të qene kandidat për bashkinë e Shkodrës erdhi në kohën e duhur. Ai theksoi se kjo garë elektorale duhet ta ketë fokusin te ndryshimet dhe zhvillimet cilësore të Shkodrës, duke shtuar se ai ka nisur takime me të ndryshme si brenda qytetit ashtu dhe në zonat periferike. Benet Beci u shpreh se Janë disa projekte që ka në plan të realizojë nëse zgjidhet si kryetar bashkie ndërsa sa i takon marrëdhënies me rivalin e tij politik, kryetarin aktual të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, Beci deklaron se gara është mëse e kulturuar dhe shpreson që të vijojë e tillë.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORËT NË DOBRAÇ
Artikulli tjetërKAS RRËZON KËRKESËN E KOALICIONIT, EMRI I BERISHËS NUK DO TË VENDOSET KRAH “BASHKË FITOJMË”