Grupi i kandidateve per deputete te Partise Socialiste Shkoder eshte takuar me te rinj nga ZAZ nr 5, nje pjese e te cileve votues per here te pare. Te rinjte kane shprehur ambiciet por edhe pengesat qe ata ndeshin çdo dite per tu ingranuar ne shoqeri.
Ne nderhyrjen e tij, kandidati Benet Beci ka theksuar rolin e rendesishem qe ka rinia ne nje proces te pakthyeshem zhvillimi. “Ne Shkoder do te nise nje levizje zhvillimi e cila nuk eshte pare asnjehere” – ka premtuar Beci.
Mes te rinjve ne takim, kishte edhe nje grup te cilet me 25 Prill do te votojne per here te pare.