Hapja e garës ndërkombëtare për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit me një vlerë prej 370 milion eurosh është një tjetër lajm i mirë për Shkodrën dhe kthimin e saj në qendër rajonale. Ky investim strategjik që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash, do të ketë 12 stacione, 12 ura dhe një tunel 320 metra në Lezhë. Një falënderim për Qeverinë Shqiptare, Bashkimin Evropian dhe BERZH-in si financues të kësaj vepre të rëndësishme për veriun e vendit.