Për më shumë se një muaj Shkodra qe kryefjalë e festimeve dhe atmosferës së krijuar gjatë muajit festiv të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Për të dytin vit radhazi bëmë të mundur që sheshi para Bashkisë Shkodër të mbushej plot jo vetëm me banorë të Shkodrës, por edhe me vizitorë nga i gjithë rajoni, si edhe nga diaspora.
U organizuan e shfaqën mbi 25 koncerte, me pjesëmarrjen e dhjetëra artistëve. Gjithashtu nxënësit e shkollave të qytetit u bënë pjesë e iniciativës “Skena për Ju,” duke performuar pjesë të përzgjedhura që i dhanë qytetit një frymë të re dhe alegri.
Këtë falënderim për të gjithë kam zgjedhur ta shoqëroj me zërat e mrekullueshëm të korit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija.” Nga ekrani i televizionit kombëtar Klan, natën e ndërrimit të viteve, ata uruan jo vetëm Shkodrën, por të gjithë shqiptarët për një vit të suksesshëm.
Ky mesazh që vjen nga këta fëmijë plot shpresë ngjall optimizëm për një vit të mbarë për qytetin tonë, për shtëpinë tonë të përbashkët, Shkodrën!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1127667966027984&set=a.131548335639957

Artikulli paraprakZYRTARI I LARTË AMERIKAN VIZITON TIRANËN, KOSOVËN DHE SERBINË MË 7-11 JANAR!
Artikulli tjetër“TË KËRKOHET INFORMACION NGA SHISH”/ BERISHA I PËRGJIGJET MAJKOS