Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka bërë me dije, se prej 2 ditësh firma kontraktuese, fituese e tenderit për projektin e transformimit të Zdrales, ka nisur punën.

Postimi i plotë

E shtuna në punë! Prej dy ditësh firma kontraktuese, fituese e tenderit për projektin e transformimit të Zdrales ka nisur punën për këtë projekt madhor dhe të shumëpritur për Shkodrën.

Puna ka nisur në rrugën “Hamz Kazazi” pranë Xhamisë Parrucë, për të vijuar më pas me të gjithë segmentin në fazën e parë. Na shkoftë mbarë. 🙏

Artikulli paraprak“TRAFIKIMI NË SYTË E FËMIJËVE”
Artikulli tjetërMAMOGRAFI PËR GRATË E FA-SË, KOÇIU: NJËSITË E LËVIZSHME KONTROLLE FALAS GJATË GJITHË VITIT