Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka publikuar një pjesë nga artikulli i shkruar për Shkodrën nga revista francezee udhëtimeve.
POSTIMI I PLOTË
#ShqipëriaTuristike
#ShkodraTuristike
Revista e njohur franceze e udhëtimeve, “À Vous Poitiers”, e cilëson Shqipërinë si një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve. Për veriun revista, ndalet në Parkun Kombëtar të Thethit, rruga e cila të çon atje të ofron një pamje mahnitëse dhe eksperienca të paharrueshme.
“Veriu i Shqipërisë është gjithashtu vendi i traditave shekullore ku mund të takoni komunitetet lokale dhe të ndani një moment të përditshmërisë së tyre” – është ftesa për turistët nga revista e njohur franceze.