Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka takuar fituesit e “Fest 63” Shkodra Elektronike të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion.

Postimi i plotë

Me Beatriçen dhe Kolën, që me Shkodrën Elektronike na bënë krenarë të gjithëve!
Kënga e tyre fantastike dhe interpretimi i jashtëzakonshëm bashkuan të gjithë shkodranët për ta mbështetur Shkodrën në Eurovision. Një emocion i papërsëritshëm dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shkodrën në arenën ndërkombëtare.

I sigurova artistët për mbështetje të pakursyer në mënyrë që përfaqësimi i tyre në maj, në Basel të Zvicrës, të jetë dinjitoz. Aty do të jenë sytë dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve! ❤️🙏 Shkodra Elektronike

Artikulli paraprakMOTI I KEQ NË SHKODËR/ ORTEQET KRIJUAN PROBLEME NË RRUGËT QAFË-THORE-THETH, HAPEN TË GJITHA AKSET PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërAEROPLANI U GODIT AKSIDENTALISHT NGA RUSIA? Ç’NDODHI ME “AZERBAJXHANI AIRLINES”, U RRËZUA ME 67 PERSONA NË BORD