Kandidadati i PS per qarkun Shkoder Benet Beci, nga nje takim me banoret ne Zogaj ka premtuar ndertimin e nje rruge me 2 korsi qe ben lidhjen me Shiroken. Ne postimin e tij ne “Facebook” kandidati Beci thote se:
“Zogaj shumë shpejt do të lidhet me Shirokën përmes një rruge me dy korsi. Nuk do të ketë më nevojë të shkohet deri në fund të rrugës për të marrë kthesën.
Ndërhyrjet për ndërtimin e molit dhe rijetësimin e kësaj zone, bashkë me klimën e favorshme dhe bukurinë e saj natyrale, do ta shndërrojnë atë në zgjedhjen e shumë turistëve, e jo veç të atyre shkodranë.
Takimi me banorët në Zogaj, më dha mundësi të flasim nga afër për planet tona. Projekti ynë është një proces në vazhdim e ndryshimet janë të dukshme. Banorët e zonës janë bashkëpunëtorët e përfituesit e parë të zhvillimit në këtë pikë turistike në bregun e liqenit të Shkodrës.”