Kryetari i bashkosë Shkoder Benet Beci ka zhvilluar një vizitë në fasonerinë italo-shqiptare Italian Pro.

POSTIMI I PLOTË

Sot vizitova ambjentet e firmës italo-shqiptare te fasonerisë, Italian Pro.
Diskutuam së bashku me drejtuesin e kësaj kompanie me mbi 100 punonjës, Gabriele De Bettiu, për lehtësitë dhe mbështetjen që bashkia Shkodër do të ofrojë për biznesin.
Kryeministri Edi Rama, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për mbështetjen e sektorit fason në :
✅ Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie
✅Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim
✅Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion
✅Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani
Angazhim i të gjithëve për ta mbështetur këtë sektor dhe fuqizuar markën “Made in Albania”.
E falenderova z. De Bettiu, i cili, dhuroi mbi 200 veshje spitalore për sallat e operacionit në Spitalin e Shkodrës, material cilësor dhe i prodhuar në këtë ndërmarrje.🤝

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02o51HTMzwgLGaPMvFstpMvSNinGtWNURm3mLgnsvGhqHnbzF3V8gwFAeywtLjajaQl&id=100063543730287

Artikulli paraprakPËRPLASJA E ASHPËR MES BARDHIT DHE NOKËS ME FLUTURA AÇKËN, AMBASADORI HOLANDEZ: SKENA TË PAPRANUESHME!
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT HOTEL” ROZAFA” NË SHKODËR, ZJARRFIKËSIT PO EVAKUOJNË TURISTËT