Arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një shkrimi të publikuar me dt 7 maj në facebook, ku kërcënon dhe fyen ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ndalimi i tij është bërë nga njësia antiterror, pasi në shkrimin e tij Myftaraj bënte thirrje që çdo shqiptar që do atdheun e tij mund të vrasë Romana Vlahutin dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në shkrimin e tij Myftaraj e akuzon ambasadoren e BE në Tiranë se punon kundër interesave të Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re. Vec nxitjeve për dhunë Kastriot Myftaraj përdor fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores Valhutin.

Artikulli paraprakARRESTOHET MËSUESI 64-VJEÇAR, KRYENTE VEPRIME TË TURPSHME ME NXËNËSEN
Artikulli tjetërDELEGACIONI I KONGRESIT AMERIKAN NË TIRANË, TAKOJNË METËN. MË PAS BASHËN