MANCHESTER CITY “SHKATËRRON” 3-1  LIVERPOOLI-n .

Reali i Madridit e nis me këmbën e mbarë edicionin e ri në La Liga, teksa fitoi me Cordoban me rezultatin 2-0. Golat për Realin janë shënuar nga një për secilën pjesë nga Benzema dhe Ronaldo. Pjesa e parë nisi e mirë për ekipin e drejtuar nga Anceloti që shënoi me Benzema në minutën e 30 me sulmuesin francez pas një krosimi të saktë në zonë nga këndi nga gjermani Kros. Me këtë rezultat u  mbyll edhe pjesa e parë, pavarësisht tentativave të shumta. Në të dytën Reali provoi pa fund me Ronaldo, Bale, James e Kros, por goli erdhi vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt me Ronaldo, i cili rrëmbey një top në hyrje të zonës pa u menduar dy herë goditi fuqishëm duke lëshuar një predhë drejt portës, e cila mposhti portierin kundërshtar. Kështu Reali i përgjigjet Barcelonës duke marrë pikët e plota. Ndërsa Atletico Madrid u ndal në barazim 0-0 me Rayo Vallecano.
Manchester City ka realizuar një  , të cilin e mposhti me rezultat 3:1. Për fitoren e ekipit nga Etihad u përkujdes Stevan Jovetic, i cili realizoi dy gola dhe Sergio Aguero. Kjo fitore e ka gëzuar shumë menaxherin Manuel Pellegrini. Sipas këtij të fundit fitorja ndaj Liverpoolit ishte shumë e rëndësishme. “Është e rëndësishme që të keni gjashtë pikë në dy ndeshjet e para. Ishte një fillim i vështirë për ne me disa lojtar që kishin 15 ditë pune,” deklaroi kiliani pas ndeshjes për Sky Sports. “Ishte e rëndësishme për të fituar, sidomos për të fituar kundër një ekip të fortë si Liverpool”, theksoi Pelelgrini, i cili lavdëroi lojën e skuadrës së tij.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/qjzl8JN3a4I?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARRESTOHET ORGANIZATORI I “GRUPIT TË ZJARRIT”
Artikulli tjetërLAJME SHKURT NGA KRONIKA