Një automjet tip “Mercedes Benz” ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumin Mat pak minuta më parë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i identifikuar si Viktor Marku.

Aksidenti ka ndodhur në aksin dytësor rrugor Pllanë-Rubik. Sipas policisë, automjeti me targa AA 272 JN po kalonte mbi urën e lumit Mat në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. “Benzi” është nxjerrë nga shtrati i lumit, ndërsa trupi i pajetë i drejtuesit është gjetur jashtë automjetit.

Nga kontrolli i automjetit ka rezultuar se nuk ka pasur persona të tjerë brenda.

Artikulli paraprakGRABITET BIZNESI ,MERREN LEKE DHE BIZHUTERI
Artikulli tjetërKU MUND TA SHIKOJ STAR PLUS TV?