Benzi përplaset me shtyllën në Kamzë, vdes 15 vjeçari e plagosen 3 fëmijë

Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Kamzë të Tiranës. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E. P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”). Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN NË 11 MIJË EURO TË DYSHUARA FALSO. ARRESTOHEN KËMBYESIT
Artikulli tjetërARRESTOHET AUTORI I DYTË I SULMIT NË METRONË E LONDRËS