Në aeroportin e Beogradit, 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa që kishte për destinacion Frankfurtin, pas një alarmi për bombë në bord.

Sipas raportimeve të medias, ndërkohë në aeroport , forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.

Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.

Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin ‘Nikola Tesla’ në kryeqytetin serb rreth orës 6.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.

Artikulli paraprakILIR META: JAM FLEKSIBËL TA RISHIKOJ 13 TETORIN
Artikulli tjetërMURRIZI AKUZA MAXHORANCËS: HOQËT DORË NGA LIGJI PËR TË NDALUAR DALJEN JASHTË VENDIT PASI ‘BUJARI’ JU FALI 61 BASHKI