Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nxitur debat në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu.

Ndreca: Jemi shumica

Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se power point nuk vihet.

Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë?

Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim.

Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.

Ndreca: Diskursi yt është shumë helmues për dëshminë që po presim.

Artikulli paraprakGARA PËR SHEFAT E KOMISARIATEVE, PUBLIKOHEN EMRAT E 290 KANDIDATËVE, DO TË VERIFIKOHEN PËR PLOTËSIMIN E KUSHTEVE LIGJORE
Artikulli tjetërKURBIN, ARRESTOHET KREU I NJESISË FUSHË-KUQE