MINISTRISI I SHËNDETËSISË MERR PJESË NË AKTIVITETET SENSIBILIZUESE. Në ditën botërore kundër HIV-AIDS në qytetin e Shkodrës i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tha se janë mbi 70 të prekur për 2014-ën nga të cilët 5 prej tyre janë fëmijë.
Beqaj mori pjesë në marshimin përgjatë pedonales dhe bëri një ndalesë tek çadra e vendosur nga shëndeti publik për të përfunduar para Bashkisë. Aty të rinjtë formuan fjongon simbol kundër SIDA-s pjesë e të cilëve u bë edhe ministri i shëndetësisë. Beqaj u përgjigj edhe rastit të fëmijës 4 vjeçar nga Vlora i infektuar me HIV-AIDS.Ministrisi i Shëndetësisë shkelmoi topin e parë në një ndeshje miqësore në një nga fushat sportive të qytetit duke përmbyllur vizitën e tij në Shkodër.
[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/PkHXyjkmHg4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]