Ilir Beqaj nuk e ka menduar ende nëse do ta marrë apo mandatin e deputetit duke qëne se deputeti aktual i Partisë Socialiste të Qarkut Shkodër Benet Beci pritet që të jetë kandidat për bashkinë Shkodër i PS në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ajo që pritet është vetëm zyrtarizimi i Becit si kandidat. Për të kandiduar, Beci do të duhet të dorëhiqet si deputet ndërsa pas tij i katërti renditet ish deputeti Ilir Beqaj.
Aktualisht Beqaj është koordinator i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik. Beqaj i pyetur nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit deklaroi se nuk ka dëshirë të shprehet ende rreth këtij vendimi të tij duke dashur të respektojë pozicionin e lartë që ka.
Afatet ligjore për të dorëzuar mandatin dhe për t’u konfirmuar si kandidat për kryetar bashkie janë duke u afruar gjithnjë e më shumë ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ilir Beqaj do të rikthehet në Parlament si deputet i qarkut Shkodër apo do ta refuzojë për të vijuar për të mbajtur detyrën që ka si koordinator i agjencisë shtetërore të programit strategjik.