Rreth 600 mijë persona të pasiguruar që janë në gjendje pune do të përfitojnë shëndetësinë falas ashtu si ata që janë të siguruar.

Premtimin e bëri ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ministri Beqaj foli edhe për përmirësime dhe investime në spitalin rajonal të Shkodrës. Megjithatë ministri Beqaj pranoi se buxheti i qeverisë për shëndetësinë është i pamjaftueshëm në raport me atë që nevojitet në spitalet e Shqipërisë. Ministri Beqaj këtë 4 vjeçar të qeverisjes së majtë e quajti të suksesshme sa i përket shëndetësisë dhe u shpreh i bindur se vitin e ardhshëm spitalet dhe qendrat shëndetësosre do përmirësohen.

Artikulli paraprakMINISTRIA E ARSIMIT DREJT KONSENSUSIT ME SINDIKATËN
Artikulli tjetërMBLIDHET KËSHILLI I BASHKISË NË M.MADHE