Shoqata për të drejtat e minoriteteve Egjiptian dhe Rom po bënë maksimumin që çështja e Florenc Beqiraj, i cili prej disa ditësh qëndron në koma në Marsejë të Francës, të zgjidhet sa më shpejt.
Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Hydret Shatza, është krijuar tashmë lidhja me kryetarin e përgjithshëm të unionit të komunitetit egjiptian, i cili pritet të vijë në Shkodër në mënyrë që të diskutohet për mbështetjen dhe rishikimin e një zgjidhjeje. Shatza bën me dije se gjithçka brenda mundësive të kësaj shoqate dhe unionit të komunitetit do të bëhet.
Gjithashtu, Shatza bën me dije se do të kontaktohet edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila duhet të jap kontributin e saj për Florenc Beqirajn. Çështja e Florenc Beqiraj ka tronditur opinionin publik në ditët e fundit. Ai është dhunuar për vdekje, ndërsa spitali ku ai është shtruar kërcënon t’i heq tubat që e mbajnë artificialisht në jetë. Ndërkohë që familja e tij bën apel për ndihmë.