KAPITENI NË EMËR TË GRUPIT GARANTON ECURI TË QETË NË EKIP. Shrkimet për një situatë kaotike tek Vllaznia të publikuara në shtypin sportiv kanë bërë që lojtarët e Vllaznisë nëpërmjet kapitenit të tyre, të sqarojnë gjithçka është duek ndodhur në ekip.

Për ato që shkruhet se Bardulla nuk u aktivizua për shkak se ka qenë i sëmurë dhe ka patur problem me trajnerin Raineri, apo që edhe evtë lojtarët e tjerë me eksperiencë janë kundër tij, bënë që në opinion situate të jetë realisht problematike. Por për kapitenin Elvin Beqiri çdo gjë është mëse e qetë. Ndërkohë Beqiri ka thënë se skuadra shkodrane do të vazhdojë të respektojë kampionatin pavarësisht se shikohet se ekipi nuk do të ketë forca për të fituar ndaj ekipeve kryesuese. Vllaznia tashmë ka hyrë në një situatë që askush nuk di ti japë drejtim. Trajneri nga ana e tjetër kërkon të mbajë siautën në kontroll, ndërsa ndjehet vazhdimisht nën presionin e rezultateve. Nga ana e tjetër, lojtarët kanë dhënë garancinë për trajnerin dhe nuk do të jenë kundër tij.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Svw5tBJCvTQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKADEMIA, TË RINJTË FITOJNË DERBIN SHKODRANË
Artikulli tjetërRAINERI SQARON SITUATËN PËR BARDULLËN