Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Berat, ku raportohet se një 13 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 6 vjeçare.
E ëma e vajzës i është drejtuar rajonit të policisë, e ku menjëherë ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për të miturin. “Në Berat, më datë 15.11.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.S., 13 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të shtetases M.Zh., 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi K.S., ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj, shtetasen S.H., 6 vjeçe, banuese në Berat”, thuhet në deklaratën e policisë. Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”.