Në Njësinë Administrative Bërdicë, 40 familje janë përjashtuar nga skema e re e ndihmës ekonomike, nga 130 që kanë përfituar para 1 janarit, vetëm 90 familje kanë mundur të trajtohen me ndihëm ekonomike.

90% e tyre janë përjashtuar për shkak të mosplotësimit të pikëzimit.

Sipas adminstratorit të kësaj njësie, Aleksandër Pashuku, kjo është kthyer në një problem shqetësues pasi familjet e përjashtuara kanë vështirësi të mëdha ekonomike, pa të ardhura dhe që jetojnë në një minimum të frikshëm jetese.

Përgjatë javëve të fundit, një numër i madh personash që nuk kanë mundur të përfshihen në skemën e re janë drejtuar në godinën e njësisë Bërdicë për të kërkuar një shpjegim të qartë, e megjithatë askush nuk di të kthej një përgjigje se çfarë pritet të ndodh.

Artikulli paraprakASISTENCA, BASHA: NGRIHEMI NË PROTESTA,RAMA:ZOGJTË E KORBAVE
Artikulli tjetërDIABETI TEK FËMIJËT, SHTOHEN RASTET