I gjenden armë dhe municione, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohen 1 armë zjarri, 3 krehëra dhe 75 fishekë. Më datë 16.11.2017, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi: Gjergj Gjergji 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krehëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.