Këtu një ditë një fëmijë 11–vjecar u përplas nga një makinë në momentin kur po zbriste nga autobusi i shkollës. I mituri nga Bërdica e Mesme është transportuar drejt Tiranës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin ushtarak në gjendje kritike.

Por pse ndodhin kaq shumë aksidente në këtë zonë ? Nga një vëzhgim i bërë nga Star Plus në këtë zonë konstatojmë se mungojnë sinjalistika horizontale e vertikale, kufizuesit e shpejtësisë të cilët bëhën shkak për aksidente.

Kjo pamje që shihni është një sfidë e përditshme për cdo fëmijë në këtë zonë që për fat te keq mund të përfundojë nën gomat e automjeteve.

Sabah Uruçi nxënës në shkollën “Frederik Gjoni” në Bërdicë të Madhe tregon se sa e rrezikshme është kjo rrugë sidomos kur fëmijët shkojnë në shkollë dhe kur dalin prej saj.

Rruga afër shkollës nuk ka viza të bardha që sinjalizon kalimin e këmbësorëve. PO ashtu mungon tabela në rrugë që tregon ngadalësimin e shpejtësisë së makinave.

Banorët e zonës kërkojnë vendosjen e bumëve dhe ndërtimin e sinjalistikës përgjatë gjithë rrugës.

Kjo rrugë është e një rëndësie të vecantë pasi lidh Shkodrën me shumë zona të nënshkodrës bashkë me atë turistike Velipojën, ndaj është e pakuptimtë se përse institucionet tregohen indiferenete kur kemi të bëjmë me jetë njerëzish

Artikulli paraprakSË SHPEJTI PROJEKTI PËR PËRFITIMIN E GRANTEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, KLINIKA E LIGJIT ZGJIDHJE FALAS