Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem në njësinë administrative Bërdicë të bashkisë Shkodër. Banorët shprehen se prej më shumë se 60 vitesh nuk është marrë asnjë masë për të riparuar rrjetin elektrik, pavarësisht rrezikut të lartë që ju kanoset çdo ditë.
Banorët thonë se është shumë e nevojshme që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të riparuar rrjetin elektrik.
Situata vështirësohet më shumë gjatë stinës së dimrit, si pasojë e erërave të forta kabllot elektrike mund të shkëputen dhe të bien në tokë duke rrezikuar jetën e banorëve në njësinë administrative Bërdicë.